Londër, qindra mijëra persona kërkojnë një referendum të ri për Brexit

20/10/2019 - 08:01

Qindra mijëra britanikë u bashkuan dje në një marshim për një referendum të dytë mbi Brexit-in, pasi deputetët votuan kundër marrëveshjes së kryeministrit Boris Johnson për të dalë nga Bashkimi Europian.

Grupi, i mbështetur nga deputetë pro BE-së, të partive kryesore politike të Britanisë së Madhe, deklaroi se shpresojnë të tërheqin qindra mijëra mbështetës që ta bëjnë marshimin drejt parlamentit, një nga protestat më të mëdha dhe më të rëndësishme që vendi ka parë ndonjëherë.

“Le të kemi një referendum përfundimtar, ku të besojmë te populli, jo te Boris Johnson, për zgjidhjen e krizës së Brexit-it”, shkruajnë në Twitter organizuesit e grupit “People’s Vote”.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, dhe anëtarja e parlamentit, Caroline Lucas, e cila drejton partinë e Gjelbër në Britaninë e Madhe, ishin ndër politikanët që folën në këtë tubim.

“Jepuni njerëzve fjalën e fundit për Brexit”, shkroi Khan në Twitter.

“Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit të luftojmë për demokracinë dhe vendin tonë në Europë”, deklaroi ndërkohë Khan për gazetën “Independent”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë këtë fundjavë, ndërsa po fiton vrull një fushatë për të hequr simbolet e trashëgimisë pro

OBSH u ka bërë thirrje qeverive të zgjohen dhe të impenjohen në luftën kundër koronavirusit.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 223 raste të reja me koronavirus, duke shën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka përshëndetur suksesin e shndritshëm të vendit, sipas tij, në përballjen me Covid-19.

Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave ku

Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott ka urdhëruar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse në publik, pasi rritjes së numrit të rastev

Në varrezat masive në qytetin perëndimor të Libisë, Tarhuna, janë zbuluar edhe gjashtë kufoma të tjera.

Jep dorëheqjen nga detyra kryeministri francez, Edouard Philippe, pak përpara se të zhvillohej një riorganizim i qeverisë nga presidenti

Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shq