Londra përfshihet nga protestat kundër koronavirusit

25/10/2020 - 13:14

Evropa është përfshirë nga një valë protestash për shkak të masave të marra për koronavirusin. Së fundmi tubime ka pasur edhe në Londër të Britanisë së Madhe.

Turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë Pallatit Buckingahm. Disa prej protestuesve mbanin parulla si “Liri” dhe “Fund tiranisë” duke mohuar në këtë mënyrë kufizimet për Covid-19.

Policia Metropolitane tha se gjithsej janë arrestuar 18 vetë. Mediat kanë raportuar edhe për disa lëndime të vogla për disa oficerë. BBC shkruan se arrestimet u kryen për shkak të thyerjes së rregullave të koronavirusit.

Kryeqyteti britanik është vendosur nën kufizime më herët gjatë kësaj jave. Protesta për shkak të masave ka pasur edhe në Itali.

Të premten qytetarët në Napoli kanë mbushur rrugët dhe kanë protestuar kundër masave të reja. Ata u kanë vënë flakën kontenierëve, si dhe janë përplasur me trupat e karabinierëve.

Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, qytetarët kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e caktuara nga qeveria, duke e përshkallëzuar revoltimin edhe në dhunë ndaj forcave të policisë bashkiake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas votimit të qeverisë së re, ish-kryeministri i Izraelit, u ul sërish në karrigen e kryeministrit, por një person, i tregoi që ai nuk m

Tre institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian , Këshilli i BE dhe Komisioni Evropian, të përfaqësuar nga presidentët e tyre morën pjesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës.

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” n

Presidenti i SHBA, Joe Biden të dielën pas Samitit të G7 takoi Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën ll.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, po

Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i NATO-s, ku liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bru

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qe

Ngjarje tronditëse në Itali. Një 35-vjeçar ka vrarë dy fëmijë dhe një të moshuar.

Jean-Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave t