Dy luanë meshkuj kanë sulmuar dhe plagosur rëndë një punonjës në një kopsht zoologjik në Gjermaninë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve DPA, citoi një zëdhënës të policisë në Walsrode, rreth 80 kilometra në jug të Hamburgut, të ketë thënë se punonjësi me përvojë kishte hyrë në kafazin e luanëve në kohën kur po ushqeheshin të shtunën në mëngjes.

Kujdestarët tjerë në kopshtin zoologjik Serengeti kishin parë kolegun e tyre të sulmuar, pas çka kanë ndërhyrë duke e shpëtuar punonjësin 24 vjeçar.

Pas sulmit, është transferuar në spital me helikopter, por thuhet se plagët fatmirësisht nuk janë vdekjeprurëse.