Lufta kundër CoVid-19, BE 15 miliardë euro ndihma për vendet në nevojë

07/04/2020 - 19:46

Bashkimi Evropian njoftoi se ata do të sigurojnë 15 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e cila  tha se paratë do të ndihmojnë vendet me sistem të dobët të kujdesit shëndetësor të trajtojnë ndikimin e COVID-19 dhe gjithashtu të ndihmojnë rimëkëmbjen e tyre ekonomike në plane afatgjatë.

“Ne do ta fitojmë këtë betejë vetëm me një përgjigje të koordinuar globale,” tha Von der Leyen në një video të postuar në Twitter.

“Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar koronavirus.”

Ndërsa shumica e Bashkimit Evropian mbetet në mbyllje, numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Videoja nuk jepte detaje se nga do të vinin paratë e as nga cilat vende do të përfitonin. Ministrat e zhvillimit të BE do të takohen me “video thirrje” të Mërkurën për të diskutuar detajet e ndihmës financiare për vendet e cenueshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19.

Mbyllje e vendeve të punës, falimentime dhe plane shpëtimi, sektori ajror është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka bllokua

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut bëri sot thirrje për projekte të mëdha infrastrukturore për të rritur ekonominë e SHBA-së pas pandemi

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxeht

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar një rritje të lehtë të infeksioneve të reja, të cilat u rritën nga 300 në 397, megjithatë mbete

Edhe pasi pacientët e prekur janë shëruar nga koronavirusi mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat.

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë n

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.