Lukashenko: Perëndimi po përpiqet të shkatërrojë Bjellorusinë

16/09/2020 - 22:29

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, akuzoi Perëndimin për përpjekje “për të shkatërruar” vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë dhe mediave shtetërore, Lukashenko tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina”, të cilat “kanë bërë përpjekje të organizojnë një revolucion me ngjyra”.

“Nuk e kemi lejuar dhe nuk do ta lejojmë realizimin e planeve të tyre”, tha Lukashenko.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë Lukashenkës edhe një mandat gjashtëvjeçar.

Mijëra protestues janë arrestuar ose rrahur nga policia. Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë. Lukashenko, i cili është në pushtet që në vitin 1994, i ka mohuar akuzat për manipulim të votave.

Sfiduesja e tij kryesore në zgjedhje, Svyatlana Tsikhanouskaya, i hodhi poshtë komentet e fundit të Lukashenkës, duke thënë se ai përpiqet ta devijojë vëmendjen e publikut nga manipulimi i zgjedhjeve dhe shtypja e dhunshme e protestave.

“Ka vetëm një arsye prapa protestave në Bjellorusi dhe ajo është e njohur për të gjithë: Lukashenka i ka humbur zgjedhjet, por ai nuk dëshiron të japë dorëheqje”, tha Tsikhanouskaya në një koment me shkrim për agjencinë e lajmeve The Associated Press.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A