Njerëzit e përfshirë në botën e krimit po përdorin mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndët narkotike. 

Sri Lanka është bërë dëshmitare e një ngjarje të pazakontë pasi u raportua se një mace u ndalua sepse u kap me heroinë dhe 2 karta SIM. Kafsha u zbulua nga zyrtarët e burgut më 1 gusht. 

Droga, kartat dhe një çip memorie ishin lidhur në një qese të vogël plastike rreth maces. Edhe pse oficerët arritën ta kapnin, macja mundi të largohej nga ambientet e burgut.

Dyshohet se ajo ishte trajnuar nga trafikuesit, të cilët ditët e fundit kishin përdorur një shqiponjë për të trafikuar drogë në një lagje të Colombo-s.

Hetuesit shpresonin që me kapjen e maces të shkonin deri tek personat e përfshirë në krim. Megjithatë macja rezultoi më e shpejtë pasi u largua, pavarësisht se policët e ushqyen.

Në këtë burg ka pasur vazhdimisht incidente. Ditët e fundit janë raportuar shumë njerëz, të cilët mblidhen tek gardhi dhe hedhin paketa me drogë, celularë dhe karikues telefoni drejt qelive