Macron e Merkel kërkojnë kthimin e çdo azilkërkuesi drejt shtetit ku është regjistruar në fillim

19/06/2018 - 20:34

   Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për të kthyer çdo azilkërkues drejt shtetit ku është regjistruar në fillim.

«Ne po punojmë së bashku për një zgjidhje ndërqeveritare apo muliti-qeveritare me disa shtete të tjera anëtare të përfshira në këtë çështje», u shpreh Emmanuel Macron gjatë një konference shtypi me Angela Merkel pranë Berlinit.

Marrëveshja synon që azilkërkuesit të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në shtetin ku ata janë regjistruar.

Pjesa më e madhe e migrantëve që vijnë në Gjermani apo në Francë deri më sot kanë mbërritur nga Libia nëpërmjet Italisë, e cila duhet t’i regjistrojë ato në bazën e të dhënave EURODAC.

Në përputhje me rregullat europiane, është shteti i regjistrimit i cili në parim duhet të shqyrtojë dosjet e tyre të azilit, por që nga kriza migratore e vitit 2015, ky sistem nuk është respektuar de facto për të kursyer shtete si Italia dhe Greqia, portat kryesore hyrëse në Europë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dielën e kaluar një fluturim i Ethiopian Airlines është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e hapi rrugën që Gjermania t’i ekstradojë azilkërkuesit në shtete të tjera anëtarë të BE-së.

Partitë Popullore Europiane vendosën përjashtimin e simotrës hungareze “Fidesz”.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka konfiskuar një dërgesë të drogës nga Amerika Jugore me vlerë rreth 51 milionë dollarë.

Bashkimi Evropian do të pajtohet për shtyrje të datës së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vetëm nëse Parlamenti britanik do t

Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm.

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit.

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.