“Macron ka nevojë për trajtim mendor”/ Erdoğan: Evropa me frontin kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj

24/10/2020 - 17:27

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë”, tha Erdoğan

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin”.

Erdoğan gjatë një fjalimi në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Kayseri tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili ndau me të momentet e një prezantuese në televizion e cila qan teksa prezanton lajmet.

“Azerbajxhani po përparon drejt territoreve të tij që ndodhen nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin territoret. Nuk shpëton asgjë nga besimi dhe vullneti. Nëse paraqitet vullnet pjesa tjetër i takon Allahut. Ja edhe ky popull i madh kështu po gjallërohet”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej në fjalën e tij, Erdoğan tha se “Vërejmë se janë përshpejtuar përpjekjet për një formësim të ri terrorist në kufirin e Sirisë me Irakun. Ka një përpjekje për formimin e një shteti terrorist atje. Turqia nuk do të lejojë kurrë formimin e një kënete të tillë terroriste në rrëzë të kufijve të saj. Do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe do ta thajmë këtë kënetë terroriste”.

Duke iu referuar presidentit francez Macron, presidenti Erdoğan parashtroi pyetjen “Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe muslimanët?.”

Erdoğan në vijim tha se: “Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdoğan-in. Nuk fiton asgjë që merret me Erdoğan-in. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje”.

“Nuk mendoj se rruga është e largët. Pse? Sepse ai nuk ka arritur ndonjë fitore për Francën që të arrijë fitore për veten e tij. Qëndrimet tona parimore do të vazhdojnë kategorikisht edhe pas kësaj. Aktualisht këto qëndrojnë edhe pas katastrofës, pas këtyre pushtimeve në Azerbajxhan. Ndodheni brenda treshes së Minskut. Çfarë keni bërë deri tani? A i keni çliruar territoret azerbajxhanase nga pushtimi? Jo. Vetëm i dërgoni armë Armenisë dhe mendoni se do të ndërtoni paqe me armët që u keni dërguar armenëve. Nuk mund ta ndërtoni, sepse nuk jeni të sinqertë”, tha Erdoğan.

Lidhur me bastisjen policore në xhaminë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, Erdoğan tha se “Fashizmi evropian ka kaluar në një fazë të re me këto lloj sulmesh kundër popullatës muslimane të cilët janë shtetas të tyre”.

Pasi vuri theksin se po përballen me shenja të reja dhe shqetësuese të islamofobisë e cila kohët e fundit është përshkallëzuar në Evropë, presidenti turk theksoi se “Bastisja e kryer në mënyrë të pa respektueshme nga qindra policë në një xhami në Gjermani nuk mund të shpjegohet as me shqetësimin për siguri dhe as me ndonjë arsye tjetër. Emri i kësaj është drejtpërdrejt islamofobi”.

Erdoğan tha se nuk duhet të harrohet se çdo islamofobi në Evropë në të njëjtën kohë është armiqësi kundër turqve.

“Sepse për perëndimorët muslimani është turk dhe në të njëjtën mënyrë turku është musliman. Me hipokrizinë e treguar kundër anëtarësimit të vendit tonë, ne tashmë e kemi parë mentalitetin fanatik dhe fashist për të cilin përpiqen t‘ia impresionojnë botës si ‘vlera të BE-së‘. Kjo ecuri e rrezikshme është shenjë se ende nuk i kanë ardhur mendtë Evropës e cila bëri masakrat më të mëdha në historinë njerëzore në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, potencoi Erdoğan duke shtuar se:

“Evropa me frontin që ka hapur kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj. Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria japoneze ka bërë të ditur se vetëvrasjet në vend gjatë tetorit të vitit 2020 morën më shumë jetë njerëzish se sa mori koronavirus

Italia regjistroi sot 541 vdekje 20 mijë e 648 pacientë të prekur me Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, teksa protesta të shumta janë shkaktuar si pasojë e brutalitetit të policisë d

Qeveria çeke njoftoi sot rihapjen e tregjeve, restoranteve dhe muzeve më 3 dhjetor në të gjithë vendin, ku epidemia e koronavirusit të ri

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën.

Në orët e para të mëngjesit, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të n

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisu

Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë demonstratave të mbajtura dje në Londër kundër masave të marra për frenimin e pandemisë së korona

Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Mbi 70% e pacientëve t

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën