Mafia e Torontos merr goditjen më të rëndë në histori

19/07/2019 - 22:49

Policia në Ontario të Kanadasë ka arrestuar disa anëtarë të mafies vendase, duke i dhënë një nga goditjet më të rënda në historinë e provincës.

Pas 18 muajsh hetimesh për veprimtari të paligjshme bixhozi, policia kanadeze arrestoi shefin e familjes kriminale Figliomeni, një nga degët më të rëndësishme të Ndrangetas në Ontario. Veç shefit mafioz, 27 anëtarë të tjerë të familjes u arrestuan dhe u sekuestruan prona e pasuri që arrinin deri në 35 milionë dollarë.

Policia i nisi hetimet pasi vuri re një rritje të krimeve të dhunshme në zonë, në vitin 2017, që nga tentativat për vrasje, të shtëna që nga makina drejt dyqaneve të kërcënuara, zjarrvënie të qëllimshme, etj.

Kjo është vetëm një nga familjet mafioze që veprojnë në Ontario. Ndër familjet e tjera të rëndësishme janë Musitanot dhe Papaliat, por në total mendohet se janë më shumë se shtatë që vazhdojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në bashkëpunim me Ndrangetan prej dekadash. Kjo është goditja më e rëndë që kanë marrë në histori nga policia vendase.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një stuhi e fortë për një orë ka shkaktuar përmbytje dhe duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi në Brisbane, Australi.

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokur

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reja më 2 Mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pa

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëv

Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mb

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mër

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke,

Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Një përplasje me armë për orë të tëra ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin