Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfshirë disa fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Dpa.

Shoferi rreth 30 vjeç është arrestuar nga policia gjermane. Policia dyshon se burri ka vepruar qëllimisht.

Një dëshmitar tha se “makina rriti shpejtësinë duke iu afruar procesionit”. Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarit, makina është afruar rreth 30 metër nga turma dhe më pas ka shtuar gazin.