Kamerat e sigurisë, në një pikë karburanti në Bartin të Turqisë, kanë fiksuar momentin, kur një makinë përfshihet nga zjarri duke rrezikuar seriozishtë jetën e shoferit.

Drejtuesi i mjetit ishte duke pritur që t’i furnizohej makina me karburant, por më pas, një zjarr i madh shpërthen nga pompa dhe makina e tij përfshihet totalisht nga flakët.

Shferi që ndodhej brenda makinës, shihet teksa largohet me shpejtësi dhe për fat të mirë arriti të shpëtojë.