Marrëveshja për “Brexit”, Irlanda: Ndoshta nuk arrihet kurrë!

Postuar: 17/05/2018 - 17:26

   Kryeministri irlandez, Leo Varadkar tha se Britania mund të dalë nga BE-ja pa një marrëvëshje, nëse brenda qeverisë britanike vazhdojnë zënkat edhe gjatë javëve të ardhshme.

Bisedimet për “Brexit”-in po humbasin rrugën, ndërsa Theresa May nuk ka mundur të ofrojë një zgjidhje për të shmangur kufirin fizik mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Kryeministri irlandez tha se, samiti i ardhshëm i Këshillit të Europës, i planifikuar për muajin e ardhshëm, do të jetë thelbësor për bisedimet, pavarësisht përpjekjeve nga Sekretari për “Brexit”-in, David Davis dhe të tjerëve për të fshehur afatin përfundimtar.

Mosmarrëveshjet brenda kabinetit “May” në këtë fazë të negociatave janë përshkruar nga mediet britanike si tronditëse. Në këtë kuadër, kryeministri irlandez Varadkar tha se, Dublini dhe Brukseli nuk kanë parë asgjë nga Britania që t’i afrohet sadopak një zgjidhjeje të ngërçit aktual.

“Në qershor na duhet të shohim progres dhe ky progres do të vlerësohet nga Komisioni Europian. Afati përfundimtar për marrëveshjen e largimit është tetori, por nëse nuk kemi progres në qershor, duhet të pyesin nëse do të kemi vërtet ndonjë marrëvëshje largimi”, deklaroi kryeministri irlandez.

Qeveria britaniek është zotuar se do të gjejë një zgjidhje, që të mos ketë nevojë për kontrolle kufitare mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Në samitin e 29 qershorit pritet që Londra të paraqesë një plan për raportet e ardhshme tregtare, po ky do të injorohet plotësisht nëse çështja irlandeze nuk do të jetë zgjidhur dhe të ketë marrë miratimin e Dublinit dhe Brukselit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije me emigrantë, shumica prej tyre sirianë, është fundos

Një sulm me armë mbi një paradë ushtarake në një qytezë në juglindje të Iranit ka lënë dhjetëra viktima dhe të plagosur.

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.