Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për "Nobel"

27/09/2020 - 19:36

Në një tjetër takim elektoral presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ngurruar të përmendë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në fillim të shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke ju rikthyer edhe një herë argumentit se më këtë marrëveshje u shpëtuan jetë, Trump tha gjatë një takimi elektoral se mes presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Hoti, ka patur edhe një përqafim.

"Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, e marr me mend, ndaj ju thashë: Çfarë po bëni? Unë ju thashë të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë. Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel", tha ai duke shkaktuar jo pak reagim te mbështetësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot

Franca ka shënuar një tjetër rekord të infektimeve nga Covid në 24 orë, duke regjistruar  42.032 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 41.

Hemisfera veriore është në një “moment kritik” të pandemisë nga Covid-19.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha të premten se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe a

Kryeministri çek, Andrej Babis tha se do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymula, nëse ai nuk jep dorëheqje për mbajtjen e n

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që vjen nga Kina mund të s

Numri i të prekurve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 42 milionë.

Suedia që në fillim të pandemisë ka vepruar kundër të gjithë botës.

Bankat në Frankfurt, në metropolin financiar të Gjermanisë, po përballen me humbje të mëdha të vendeve të punës për shkak të pandemisë Co