Masa kundër terrorit në internet

05/07/2020 - 14:39

Në një aksion të bashkërenduar autoritetet e policisë të 13 shteteve anëtare të BE-së si dhe të pesë shteteve të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet.

Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet. Një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga 13 vende anëtare të BE-së, pesë vende jo anëtare të BE-së që i përkasin Qendrës Evropiane kundër Terrorizmit pranë Europolit hetuan bashkarisht në internet për të zbuluar faqe me përmbajtje të tilla.

Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA. Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit.

BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” (IS) ose Al Qaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen. Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet.

Këshilli Federal Gjerman miraton ligjin kundër urrejtjes në internet

Këshilli Federal Gjerman miratoi më në fund në Berlin ligjin e ri për të luftuar ekstremizmin e djathtë dhe veprat penale të përhapjes së urrejtjes në internet. Parlameti i kishte aprovuar ligjet e reja në mes të qershorit.

Kushdo që publikon mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime serioze në internet, do të përballet me ndëshkime më të ashpra në të ardhmen. Ligji i ri kërkon gjithashtu që operatorët e rrjeteve sociale të raportojnë raste të tilla. Ata duhet të informojnë menjëherë BKA-në për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në mënyrë që autoritetet hetimore të mund t’i ndjekin keqbërësit penalisht.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë

Për të identifikuar sa më shpejt autorët e krimit, rrjetet sociale si Facebook ose Twitter duhet t’u vënë në adresë të organeve të rendit adresat e IP-ve. Në rast krimesh veçanërisht të rënda si terrorizëm dhe vrasje, ofruesit e shërbimeve në rrjetet sociale janë të detyruar t’u japin hetuesve edhe fjalëkalimet e personave të caktuar në rast se për këtë merr vendim gjykata.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur. Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit e përfshirë në botën e krimit po përdorin mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndët narkotike. 

Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen.

Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të n

Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë program

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer Europën, ku po

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët t

Mijëra qytetarë, të zemëruar me liderët politikë në Liban, kanë dalë në rrugë për të protestuar për të dytën ditë rradhazi, pasi shpërthi

Virologët kryesorë të Gjermanisë kanë thënë se vendosja e maskës në fytyrë në shkolla duhet të bëhet e detyrueshme, përfshirë gjatë orëve