Disa persona kanë mbetur ‘viktima të një batareje armësh në qytetin e Dordrecht” në jug të Holandës, njofton policia holandeze. Sipas mediave vendase, të shtënat me armë kanë ndodhur në brendësi të një banese. Po kështu bëhet e ditur se një person i katërt ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa 3 kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por fillimisht policia tha se "njerëz të shumtë" ishin qëlluar në një rrugë lagjeje në skajin jugor të qytetit.

Policia konfirmoi gjithashtu se në vendngjarje kishte shkuar ambulanca që kishte marrë të plagosurin dhe viktimat.

Pamjet e postuara në mediet sociale treguan se një turmë njerëzish ishin mbledhur përballë shtëpisë ku kishte ndodhur ngjarja.