Pesë persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Teksas të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane, dyshohet që mes viktimave të ketë edhe fëmijë, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

Ka qenë një telefonatë në polici, që lajmëroi për vetëplagosje në një shtëpi. Kur policia shkoi në destinacion, aty gjeti një situatë krejtësisht tjetër.

Pesë vetë të vrarë, gjak dhe plumba. Në lidhje me këtë masakër nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta.