Masakër në një spital në Republikën Çeke, gjashtë persona mbeten të vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Sulmi i armatosur ndodhi në qytetin verilindor të Ostrava, tha ministri i Brendshëm i Çekisë.

Autori i të shtënave me armë është ende në arrati, ndërsa i gjithë stafi i spitalit u evakuua. Autoritetet janë duke kërkuar për të arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.

BBC raporton se i dyshuari, i cili kishte veshur një xhaketë ngjyrë të kuqe, hyri i armatosur në spital dhe nisi të qëllonte.