Masakra me 11 viktima në Gjermani/ Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi!

20/02/2020 - 13:57

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau 11 persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin.

Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare ku shërbehet me nargjile në Hanau para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten. Prokurorët federal morën përsipër hetimet për vrasjet në këtë qytet që ndodhet në lindje të Frankfurtit.

"Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër. Racizmi është helm, urrejtja është helm dhe ky helm ekziston në shoqëri dhe është shkaktar i shumë krimeve krime," tha Merkel para gazetarëve të enjten.

Disa nga të vrarët janë me origjinë turke, tha zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin. "Presim që autoritetet gjermane të ndriçojnë këtë rast. Racizmi është kancer kolektiv", shkroi ai në rrjetet sociale.

Policia tha se sulmuesi besohet të ketë kryer vetëvrasje pasi është kthyer në apartamentin e tij ku është gjetur edhe trupi i pajetë i së ëmës./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia ka raportuar se 75 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasoje e koronavirusit.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Në Kosovë është konfirmuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar edhe 20 persona të infektuar me koronavirus dhe numri total ka shkua

Belgjika ka konfirmuar 185 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ku në total, numri i të vdekurve nga virusi në shtetin belg ka a

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e quajti krizën e koronavirusit si “sprovën më të madhe në historinë e BE-së".

Franca vijon të përballet me bilance tragjike në luftën me pandeminë e COVID-19.  

Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Në Mbretërinë e Bashkuar, në or

Italia vjen sërish me lajme të mira, pasi numrat e rasteve të reja të të prekurve nga koronavirusi janë më të ulta, sesa ditët e javës së

Ministrja e Jashtme spanjolle Arancha González Laya në një intervistë për rrjetin spanjoll Antena 3, tha se ventilatorët dhe pajisjet e t

Austria ka gati planin e masave për rihapjen e ekonomisë pas bllokimit për shkak të koronavirusit.