Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet.

Megjithatë, duke folur përpara deputetëve britanikë të cilët do të votojnë nesër për marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Europian, ajo ka thënë se shtyrja nuk mund të përjashtohet plotësisht si opsion.

‘’Nuk besoj se data 29 mars duhet të shtyhet’’, tha May. 

Brexit mbetet angazhimi i qeverisë sime për t’u larguar nga Bashkimi Europian më 29 mars, por disa kanë si synim të gjejnë një mënyrë për t’a penguar atë.