May propozon votim të ri për marrëveshjen e Brexit-it

14/03/2019 - 07:38

Kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë nesër për votim para deputetëve britanikë një mocion, ku propozon organizimin deri më 20 mars të një vote të re mbi marrëveshjen e largimit që ajo ka arritur me Bashkimin Evropian, njoftoi mbrëmë qeveria britanike.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të nëntorit, është kundërshtuar dy herë nga deputetët britanikë. Nëse këtë herë ajo miratohet, May do t’iu kërkojë krerëve evropianë një shtyrje të shkurtër të Brexit, deri më 30 qershor.

“Nëse kundërshtohet sërish, atëherë shtyrja do të shkojë përtej 30 qershorit dhe të duhet që vendi të organizojë zgjedhjet evropiane në maj”, sipas qeverisë britanike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa të plagosur pas një shpërthimi në zonën e "Muzeut të Madh", pranë piramidave të Giza-s.

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun, Fethullah

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmërar ashpër Iranit, teksa tha se ky shtet do të shkatërrohet nëse përshkallëzohen edhe më sh

Zvicerianët në një referendum kanë votuar nëse duhet miratuar ligji që shtrëngon kushtet për zotërimin e armëve.

Kur na ndan edhe një javë nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gjermanisë për të shprehur mbësht

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Zagrebi i Kroacisë se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Pas skandalit me videon e zv.Kancelarit të Austrisë Heinz-Christian Strache, Kancelari austriak ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popu