Mbahet peng për 12 orë hoteli luksoz, 6 të vrarë

21/01/2018 - 09:34

Një hotel luksoz ndërkombëtar në kryeqytetin e Afganistanit u mor peng për gati 12 orë nga 3 sulmues të armatosur.

Forcat e sigurisë afgane shpëtuan rreth 160 vetë pas luftimeve që u zhvilluan gjatë gjithë natës e si rezultat mbetën të vrarë gjashtë civilë, duke përfshirë një grua të huaj, së bashku me 3 sulmuesit.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në Kabul. Dyshimet bien mbi talebanët, të cilët synonin të merrnin kontrollin e hotelit në vitin 2011. Autoritetet kanë nisur hetimet për të mësuar se si mundën personat e armatosur të hynin në një ndërtesë të tillë të survejuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë kohës.

Ngjarja nisi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, kur pjesa më e madhe e klientëve ishin në restorantin e hotelit luksoz. Dëshmitarë thonë se panë klientë që të qëlloheshin për vdekje, teksa po vraponin në përpjekje për të shpëtuar. Të tjerë u fshehën në dhomat e hotelit, ndërsa kishte edhe nga ata që u varën me çarçaf nga ballkoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i "lordit të drogës", El Chapo do të fillojë sot në New York nën masa të rrepta sigurie.

Në Francë po zhvillohen ceremonitë e festimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Rreth 80 emigrantë të paligjshëm, të cilët u helmuan gjatë ushqimit të darkës këtë të diel, u dërguan me ambulanca në spital.

Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Kërkim (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit të Meksikës, sipas shty

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret masive shkatërrimtare në Kaliforni shkoi në 23 gjatë së shtunës, teksa punonjësit e kërkim-sh

Shtatë ushtarë turq u vranë dhe 25 u plagosën në një shpërthim armatimesh në krahinën juglindore të Hakarit, tha të shtunën presidenti Re

Marrëdhënia e tyre pas betimit të tij si president i Amerikës, dukej e ngrohtë, por Donald Trump iu kthye edhe homologut francez Emmanuel