Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur në Wuhan të Kinës për të filluar kërkimet mbi origjinën e virusit SARS COV-2. Ky hetim vjen pas muajsh negociata mes OBSH-së dhe Pekinit zyrtar.

Një grup prej 10 shkencëtarësh është vendosur për të kryer kërkimin. Ata do të intervistojnë njerëz nga insitutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit, vende që lidhen me shpërthimin fillestar të virusit.

Ardhja e ekipit të enjten në mëngjes përkon me një ringjallje të rasteve të reja të koronavirusit në Kinën veriore, ndërsa jeta në Wuhan është relativisht përsëri në normalitet. Përpara se të fillojnë punën, anëtarët e ekipit të OBSH-së do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë.

Kujtojmë që Covid-19 u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës në fundin e vitit 2019.