Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Nigeri, për shkak të dy lumenjve të mëdhenj që thyen barrierat.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare tha se reshjet e dendura shkaktuan tejmbushjen e lumenjve të "Niger" dhe "Benue".

Kjo ka shkaktuar një seri përmbytjesh në shumë zona të vendit përgjatë dy javëve të fundit, me zonat rurale që ishin më të goditura nga përmbytjet.

Me mijëra persona janë zhvendosur nga banesat e tyre në Nigerinë qendrore dhe jugore. Shteti nigerian i goditur më rëndë nga përmbytjet është Nigeri, me më shumë se 40 të vdekur.

11 shtete të tjera po ashtu janë prekur nga përmbytjet, mes tyre Kwara, Benue, Kogi, Adamawa, Taraba, Kebbi, dhe Bayelsa.