Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

09/07/2020 - 09:36

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132,256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548,000 vdekjeve në të gjithë botën.

Numri i rasteve po rritet edhe në Brazil, i cili ka 1.7 milionë të infektuar, dhe India me 742,000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu njoftoi për 6.995 raste të reja duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275,000. Deri më tani në Meksisë kanë vdekur 32.796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masat e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej më shumë se 100 ditësh ky vend nuk po shënon asnjë transmetim komunitar të Covid 19.

Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri i Libanit, Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij pasi një shpërthim i fuqishëm i portit

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, një rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 ra

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytet

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru