Mbi 140 njerëz janë zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në krahinën e Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në fshatin Xinmo pasi një bjeshkë u shemb rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuarit duke gërmuar nëpër shkëmbinj. Fotografi të postuara nga gazeta People’s Daily shfaqin buldozer duke hequr dheun – duke vazhduar përpjekjet e kërkimit.

Deri tani janë arritur që të shpëtohen një çift dhe një foshnje dhe menjëherë janë dërguar për në spital.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur litar që të arrijnë t’i largojnë shkëmbinjtë e mëdhenj në mënyrë që të mund të gjejnë njerëz të gjallë.