Në 24 orët e fundit janë regjistruar 403 viktima në Belgjikë duke e çuar totalin e përgjithshëm në 2,035 persona të vdekur nga COVID-19.

Mediat belge shkruajnë se janë konfirmuar 1,380 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar totalin ne 22,119.

1,260 persona në Belgjikë ndodhen në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë shëndetësore,  999 prej tyre kanë nevojë për ndihmë respiratore, kurse 4,157 të tjerë janë rikthyer në shtëpi tashmë të shëruar nga koronavirus.

Bilanci vazhdon të rritet, 75,269 viktima janë konfirmuar nga të gjithë vendet e botës, si dhe një numër i lartë i të infektuarve arrin në 1,351, 752 persona të konfirmuara deri më tani.