Mbi 3 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht 3 040 833 njerëz. Ndërsa, numri i viktimave nga Covid-19 në Amerikë për shkak të virusit ka mbërritur në 132 979 persona.

Në mbarë globin, numri total i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 11 744 397 individë. Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në botë ka shkuar në 540 764 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar për shkak të Covid-19 në botë është SHBA-të, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Peruja, Spanja, Kili, Mbretëria e Bashkuar etj.

Autoritetet ndërkombëtare shprehen se virusi tashmë ka gjetur fatkeqësisht, përhapje të gjerë edhe në vende të Amerikës Latine.