Mbi 4000 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

01/04/2020 - 10:12

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka shkuar 4,055, ndërsa numri i të infektuarve është afro 190,000.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins në SHBA tregojnë se në fakt 4,076 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 dhe zyrtarë të shëndetit publik paralajmërojnë se kjo shifër mund të arrijë deri në 240,000.

“Sado që është numër serioz, ne duhet të përgatitemi për të”, tha Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA.

Megjithatë, ai shtoi se masat parandaluese, të tilla si distancimi fizik, janë duke funksionuar dhe se autoritetet shpresojnë që numri i viktimave të mos rritet, nëse të gjithë e bëjnë pjesën e tyre për parandalimin e përhapjes së virusit.

Fauci foli përkrah presidentit amerikan Donald Trump, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditë të vështira. I kemi dy javë të ashpra përpara”, tha Trump.

Në gjithë botën, mbi 850,000 njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 42,000 kanë vdekur.

Italia ka numrin më të madh të viktimave, mbi 12,400.

Qeveria amerikane është duke ndërtuar spitale të përkohshme pranë qyteteve të mëdha, për të lehtësuar ngarkesat e mjediseve të kujdesit shëndetësor. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik