Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Amerika Latine ka raportuar 50,000 viktima nga ky virus, ndërsa shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, ka marrë jetën e 368.831 personave në botë.

Sakaq, numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 2 milionë e 700 mijë.

Përkundër rritjes së vazhdueshme të të infektuarve, shumë shtete janë duke hapur shkollat dhe vendet e punës, pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, por që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.