Numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën e 93 milionëve.

Sipas të dhënave të universitetit amerikan “John Hopkins”, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani janë regjistruar 93,087,609 persona të infektuar.

Ndërsa numri i të vdekurve është afro 2 milionë, më saktë 1,993,699 viktima. Por lajmi mirë është që 51,3 milionë janë të shëruar.

Më e prekur nga pandemia është SHBA me 23,307,232 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 388,533 persona.

Në vend të dytë është India me 10,512,093 të infektuar dhe 151,727 viktima dhe më pas vjen Brazili në vend të tretë me 8,324,294 të infektuar dhe 207,095 të vdekur.