Mbijeton mrekullisht 4-vjeçarja që ra nga kati i 7-të

25/03/2019 - 12:36

Një vajzë 4-vjeçare ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve pasi ra nga kati i 7-të i një shumëkatëshi në qytetin Gothenburg të Suedisë.

Plagët e vogëlushes fillimisht u konsideruan të rënda, por zëdhënësja e Spitalit Sahlgrenska tha për "P4 Goteborg" se 4-vjeçarja rezultoi vetëm me plagë të lehta.

“Për shkaqe ende të panjohura, vajza ra nga kati i 7-të dhe u ndalua në çatinë metalike në nivelin e katit të dytë”, tha zëdhënësi i policisë, Hans Lippens, për “TT”.

Prindërit e vajzës u morën në pyetje nga policia dhe u liruan pasdreken e së dielës, por vijojnë të mbeten nën hetim. Në pyetje u morën edhe fqinjët e vajzës, por asgjë deri më tani nuk ka ndihmuar në zbardhjen e  ngjarjes që mund t’i kishte kushtuar jetën vogëlushes.

Policia konfirmoi që shumë elementë tregojnë për neglizhencë dhe mbi këtë bazë kanë nisur edhe hetimet e para.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestont

Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Europë.

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka pas gjashtë shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhën këtë të diel në të paktën tre kisha dhe në tre hotele

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.