Mbreti meksikan i drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Ai është gjetur fajtor për të paktën 10 akuza të ngritura ndaj tij.

Guzman, 61-vjeç, u arrestua janarin e 2016-ës pas arratisjes përmes tunelit nga një burg i sigurisë së lartë 5 muaj më herët. Juria e formuar nga 8 gra dhe 4 burra diskutoi për 34 orë gjatë 6 ditëve për dënimin e tij. Çelësi i dënimit të tij ishte dëshmia e një ish-bashkëpunëtori të tij.

‘El Chapo’ drejtonte kartelin më të madh të drogës të ‘Sinaloa’ dhe akuzohet se përdorte Çikagon si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500-2000 kg heroinë në muaj dhe merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë.