Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga shtëpia mbretërore.

Vendimi i mbretit Carl XVI Gustaf do të thotë që fëmijët nuk kanë më titullin e lartësisë mbretërore dhe nuk pritet të kryejnë detyrat zyrtare mbretërore.

Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do të mbajnë titujt e tyre të dukeve dhe dukeshave.

Ndryshimi nuk ka prekur dy nipërit e mbretit që janë në linjë të drejtpërdrejtë me fronin.

Vëzhguesit thonë se masa e marrë pasqyron një pamje më të gjerë se nuk ka nevojë të paguhen kaq shumë anëtarë të familjes mbretërore për detyra zyrtare.