Mbyllet çështja Diallo - Strauss-Kahn

11/12/2012 - 10:36

 

 

New York -Një gjykatës në New York thotë se një marrëveshje është arritur në padinë e ngritur kundër ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn nga një pastruese hoteli që e akuzoi atë për sulm seksual.
 
Gjykatësi njoftoi se marrëveshja për dëmshpërblim financiar nga ana e zotit Strauss-Kahn për Nafissatou Diallo u arrit gjatë një seance negociatash  midis palëve.
 
Strauss-Kahn, ekonomist dhe politikan francez, u arrestua në maj 2011, pasi pastruesja Nafissatou Diallo, e akuzoi atë për sulm seksual, kur ajo shkoi për të pastruar dhomën e tij në një hotel luksoz në New York. Prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat penale duke thënë se Diallo nuk do të ishte një dëshmitare e besueshme.
 
Skandali e detyroi Strauss-Kahnin të jepte dorëheqjen nga posti i tij në FMN dhe të hiqte dorë nga kandidatura e mundshme për presidencën franceze. Ai përballet gjithashtu me akuza në Francë se ishte i përfshirë në rregullimin e takimeve intime mes disa personave të pasur dhe prostitutave. Një gjykatë franceze do të vendosë mbi këtë rast më vonë këtë muaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë gjetur 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi. Ngjarja makabër ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Jalisco pranë Guadalajaras.

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.

Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, par

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Er

Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për migracioni, ku jepen lajme të mira për ekonominë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe n