Mbyllet votimi në Stamboll, kryeson Imamoglu

23/06/2019 - 18:58

Sipas rezultateve të para jozyrtare, Ekrem Imamoglu kryeson në votimet për bashkinë e Stambollit. Qendrat e votimeve janë mbyllur në orën 17:00, me orën lokale, dhe sipas mediave turke, kandidati i opozitës udhëheq me 53.72% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili raportohet se ka siguruar 45.37% të votave.

Kjo diferencë, nëse konfirmohet në fund të numërimit të votave, është më e thellë se ajo e zgjedhjeve të para, që u anuluan nga gjykata.

Duket se Yildirim e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, pasi është shprehur për mediat: “Aktualisht, kundërshtari im është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj atij suksese.”

Pas 25 vitesh, që kur Rexhep Taip Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do t'i takojë një force opozitare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Atmosferë lufte në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.