Tre fëmijë kanë ndërruar jetë në brigjet e Normandy-së në Francë, pasi anija me të cilën ata udhëtonin së bashku me familjen e tyre u godit nga një dallgë gjigande.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por kabina ku ishin bllokuar fëmijët ishte nën ujë për ca kohë duke shkaktuar mbytjen e tyre. Ndërsa tre persona më të rritur arritën t'i mbijetonin dramës.

Dy motra përkatësisht 13 dhe 9 vjeçe si dhe një djalë i moshës 7 vjeç ishin viktimat e tragjedisë.

Rasti fatal ndodhi të hënën në det 0,5 milje larg plazhit Agon-Coutainville në jug të Cherbourg-ut.