“Më e keqja nuk ka ardhur”, rekord viktimash nga COVID-19 në SHBA

03/12/2020 - 10:36

Rekord viktimash nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,733, ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në gati 200,000.

Më shumë se 100,000 persona të infektuar janë nëpër spitale në SHBA. Robert Redfield, udhëheqës i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka parashikuar më 2 dhjetor se më e keqja nuk ka ndodhur ende.

“Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë periudha të vështira. Unë në fakt besoj se ato do të jenë kohërat më të vështira në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një bisede me Fondacionin amerikan të Tregtisë.

Ai ka paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA deri në muajin shkurt mund të arrijë në 450,000, në krahasim me 273,000 viktima sa janë regjistruar deri më tani.

Përkeqësimi i numrit të të infektuarve ka ardhur pas fundjavës që shënoi Festën e Falënderimeve, kur miliona amerikanë kanë anashkaluar paralajmërimet për të shmangur udhëtimet dhe organizimet e mëdha.

Periudha e festave pritet të rëndojë edhe më shumë situatën sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke përmendur Festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqy

Ekzekutimi i 13 dhe i fundit i një të burgosuri federal nën presidencën e Donald Trump u krye në Haute, në Indiana. Dustin Higgs, 48 vjeç

Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit në BE dhe ka

Ulen ndjeshëm tensionet me Greqisë dhe Turqisë, vende që shkuan në prag të luftës pas konfliktit për kërkimet për gaz në Mesdheun lindor.

Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të popull

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy

Britanikët po e vonojnë dhënien e dozës së dytë për të vaksinuar sa më shumë qytetarë.

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shem

Katie Perinovic dy vajzat e saj Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe djali Matthew 3 vjeç janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e