Me qen kundër koronës, ushtria gjermane nis stërvitjen për identifikimin e të infektuarve

07/07/2020 - 09:58

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë të eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

Sipas njoftimeve të Bundeswehrit në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohet edhe projekti për koronën.

Studiuesit kanë arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80%, dhe projekti duket se do të jetë i sukseshëm. Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë.

Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar. Gjithësesi viruset e kë tyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e virusëve aktivë të koronës që gjenet në pështymën njerëzore?

“Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive,” shpjegon Paula Jendrny.

Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë dhe Britaninë e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2. Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të cilat po tregojnë rezultate inkurajuese./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej më shumë se 100 ditësh ky vend nuk po shënon asnjë transmetim komunitar të Covid 19.

Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri i Libanit, Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij pasi një shpërthim i fuqishëm i portit

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, një rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 ra

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytet

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru