Terror në qendër të Parisit mbrëmjen e sotme. 5 persona të maskuar, të pajisur me sëpata, pistoleta dhe pushkë kanë kryer një grabitje në hotelin luksoz Ritz.

Ata kanë sulmuar argjendarinë e hotelit, nga ku kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 4.2 milion paund, raporton DailyMail.

Sipas dëshmive të para, 3 prej grabitësve janë arrestuar nga policia, ndërkohë që dy të tjerë ia kanë mbathur.