Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

Mediet italiane raportojnë se janë 37860 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 4.670 më shumë sesa të enjten, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 4032 persona, 627 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.

Mësohet se 5129 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 689 më shumë sesa të enjten. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 47.021.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.