Melburni del nga izolimi pas gati katër muajsh

26/10/2020 - 18:27

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus.

Nga 9 nëntori, ndërkaq, banorët e Melburnit nuk do të kufizohen më të udhëtojnë vetëm brenda 25 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

Ata gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë nga qyteti në pjesë të tjera të Viktorias. Melburni ka qenë nën masa të rrepta izolimi që nga fillimi i korrikut.

Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë.

Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve.

Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht.

Në përgjithësi, Australia, me 25 milionë banorë, ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit. Aktualisht Australia ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e nj

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Bide

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skep

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thotë Organiza

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus.

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rast

Opozita dhe mediat turke së fundmi kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid-19.

Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedh