Merkel deklaron se mund të tërhiqet për kreun e BE

26/06/2019 - 22:59

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi të mërkurën se ajo mund të detyrohet të heqë dorë nga zgjedhja e saj për liderin e ardhshëm të Komisionit Europian, në kuadër të frymës së kompromisit.

Duke raportuar në parlamentin gjerman, për përpjekjet e dështuara javën e shkuar për të zgjedhur ekipin e ri që do të reformojë bllokun në vitet e ardhshme, Merkel tha se një samiti i radhës, të dielën, mund të rezultojë sërish i pafrytshëm.

“Vetëm ata që prezantohen nga Këshilli Europian për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Europian, mund të hyjnë në garë dhe unë nuk vendos e vetme në këtë pikë”, është shprehur Merkel.

Merkel tha se shpresonte që procesi sidoqoftë, do të respektonte parimin e kandidatit prioritar, sipas të cilit partia që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet europiane, do të ketë e para fjalën për postet kryesore.

“Gjërat janë shumë të komplikuara këtë radhë ndaj duhet të vazhdojmë të kërkojmë për një zgjidhje”, ka thënë në fjalën e saj Merkel.

Kandidati i preferuar për partitë popullore është gjermani Manfred Weber. Por, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe pesha të tjera të rënda në BE, thonë se ai nuk ka karizëm të mjaftueshme për këtë post.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes