Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes

14/07/2020 - 10:06

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimëkëmbjeje nga COVID-19 dhe një buxhet shumëvjeçar gjatë një samiti këtë javë, duke pasur parasysh se mbeten ende mosmarrëveshje.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen fizikisht të premten dhe të shtunën për të arritur një kompromis për një paketë stimuluese shumë-miliarda dollarëshe të propozuar nga Gjermania dhe Franca. Debati ka qenë i lidhur me një diskutim për buxhetin afatgjatë të bllokut prej 27-vendesh anëtare.

Kancelarja Merkel foli me gazetarët gjatë vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg – shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, në veri të Berlinit, ku të dy zhvilluan bisedime. Ajo tha se pozicionet janë ende shumë larg për të bërë parashikime se si do të zhvillohen negociatat.

Merkel tha se ajo që është e rëndësishme është qëllimi i marrëveshjes.

“Ajo që duam tani, fondi i rimëkëmbjes ose programi i gjeneratës tjetër të BE-së, duhet të jetë diçka e veçantë. Sepse detyra në fjalë është e madhe, dhe për këtë arsye përgjigjja duhet të jetë gjithashtu e madhe,” tha ajo.

Njoftimet italiane të lajmeve cituan kryeministrin Conte të ketë thënë se BE-ja duhet të ofrojë “zgjidhje, jo iluzione dhe frikë”.

Pjesa më e madhe e parave të paketës stimuluese do të shkonin për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga koronavirusi, dhe ndikimet e tij ekonomike, në vende si Italia dhe Spanja. Disa vende që janë konservatore karshi parametrave fiskalë të BE-së e kundërshtojnë planin francezo-gjerman, sepse kjo do të kërkonte për herë të parë, marrjen e një borxhi nga ana e bllokut në tërësi. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa parashikimi i tij për rreziqet nga viruset më shumë se 5 vite më parë u duk gati profetik, Bill Gates përmes një publikimi në web

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve

Reperi nga Chicago, FBG Duck, është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës afër Magnificent Mile.

Ka pësuar një dyfishim numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit, krahasuar me një ditë më parë.

Më shumë se gjysma e pacientëve nga Italia që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19 më vonë pësuan çrregullime mendore, sipas rez

Shumicë e linjave ajrore po konsiderojnë pakësimin e fuqisë punëtore gjatë 12 muajve të ardhshëm për shkak të paqartësive në lidhje me CO

Kanadaja ka rritur gatishmërinë prej stuhisë “Isaias” që prej fundjavës së kaluar ka lënë disa viktima në Ishujt Karaibe dhe në brigjet l

Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duk

Ministri i shëndetësisë libaneze, Hamad Hasan ka këshilluar qytetarët që kush mundet të largohet nga Bejruti.