Merkel, e preferuara e shqiptarëve

13/08/2018 - 20:58

   Angela Merkel është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve ‘Gallup International’ për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane. Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve. Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar.

Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Në sondazhin e zhvilluar në 55 vende të botës, më popullori është Papa Françesku që ka një mbështetje 56%. Mes 12 liderëve, më pak i vlerësuari është Hasan Rohani i Iranit me një nivel vlerësimi 24%. Anketimi përfshin periudhën Tetor – Dhjetor 2017.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heat

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten ligjin për sigurinë kombëtare, duke shmangur mbylljen e qeverisë, por shpalli gjendjen në ku

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka ftuar për takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Karakas pasi bëri të ditur s

Facebook rrezikon një gjobë prej miliarda dollarësh pas skandalit me agjencinë e konsulencës politike britanike, Cambridge Analytica.

Donald Trump shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme” në kufi, gjë që do t’i lejojë atij përdorimin e fondeve të emergjencës për ndërtimin e

Fëmijë në Europë janë duke u vaksinuar më shumë se kurrë kundër sëmundjes së fruthit, por duket se progres nuk ka pothuajse fare. 

FBI-ja ka shpërndarë vizatime të disa femrave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën për t’i identifikuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, p

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evr

Reshjet masive të dëborës paralizuan sot pjesën lindore të Kanadasë, duke detyruar mbylljen e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulim