Merkel flet nga karantina: Askush s’e di sa do zgjasë

28/03/2020 - 15:58

“Faleminderit. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”. Me këto fjalë, Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka shprehur sot mirënjohjen e saj për disiplinën e treguar nga shumica e qytetarëve gjermanë në zbatimin e masave kufizuese në luftën kundër koronavirusit.

Por paralajmëron se shifrat ende nuk lejojnë për tërheqje kufizimesh dhe bën thirrje për më shumë durim nga qytetarët.

Në mesazhin e saj të regjistruar, Merkel, e cila ndodhet në karantinë që nga e diela e kaluar pasi mjeku i saj u diagnostikua me koronavirus, pranon se “rregullat e reja kanë minimizuar jetën publike të të gjithëve” dhe u kërkon qytetarëve të mos jenë të padurueshëm.

“Askush sot nuk e di me siguri se sa do të zgjasë kjo periudhë e vështirë,” tha Merkel, duke shtuar se “shifrat e përditshme të shpërthimeve të reja nuk na japin për fat të keq asnjë arsye për t’u qetësuar ose për të ulur kufizimet”.

Për ndikimin në ekonomi nga pandemia, Kancelarja gjermane shpreh mirëkuptimin e saj për tregun në tërësi dhe për secilin punonjës individualisht.

“Politika ka ndërmarrë veprime më shpejt se kurrë dhe me më shumë para se kurrë. Unë besoj se mund të themi se ne po bëjmë gjithçka mundemi për t’i dhënë vendit tonë siguri në një kohë pasigurie”, tha ajo.

Referuar përvojës së saj në karantinë, Merkel e pranon se nuk është e lehtë, por me batutë tha se “përfundimisht dikush mund të bëjë shumë punë edhe në shtëpi”.

“Megjithatë unë do të jem e lumtur të kem përsëri kontakte personale kur kjo të jetë e mundur”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tensionet me Turqisë dhe Greqisë mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor duket se janë shuar.

Italia shënon një tjetër rritje të rasteve ditore me COVID-19.

Këtë vit trafiku i drogërave të forta ka pësuar rritje. Kjo ishtje gjetja e raportit të Bashkimit Europian për vitin 2020.

Avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence, u detyrua të kthehej dje në një aeroport në Manchester, pasi gjatë ngritjes avioni u

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është

Një gazetar dëshmitar ka rrëfyer nga vendi i ngjarjes se çfarë po ndodh në Paris dhe pse Policia ka ngritur alarmin për bombë dhe ka evak

Një alarm për bombë ka ngritur Parisin në këmbë. Një person bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do të hidhte në erë veten.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është treguar shumë i ashpër me homologun e tij francez, Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonik

Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar kanë kryer manovra për të siguruar që stacioni të mos goditej nga disa mbetje.

Volkan Bozkir është i pari turk në Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.