Merkel: Kriza e koronavirusit është sprova më e madhe e historisë së BE

06/04/2020 - 20:09

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e quajti krizën e koronavirusit si “sprovën më të madhe në historinë e BE-së". Të gjitha vendet anëtare janë të prekura njësoj. Ndaj duhet të jetë në interesin e të gjithëve, që Europa ta përballojë këtë sprovë. Përgjigja ndaj virusit mund të jetë vetëm një Europë e fortë me një eurozonë të fortë.

"Eshtë e rëndësishme të tregojmë, se ne jemi të gatshëm ta mbrojmë Europën tonë. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Zonës së Euros. Gjermania është mirë vetëm nëse "Europa është mirë", theksoi kancelarja. Ndaj përgjigja ndaj krizës duhet të jetë "me shumë Europë“, një Europë më e fortë dhe një "Europë mirëfunksionuese".

Gjermania e gatshme të japë kontributin e saj

Kur të jenë përballuar "pjesët më të vështira të kësaj krize në sektorin shëndetësor“, do të jetë i nevojshëm një "program rigjallërimi, një program rindërtimi”, tha Merkel më tej. Pas "kësaj çarjeje të rëndë ekonomike“ duhet të ketë programe koniunkturore jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel europian, tha ajo.

Eshtë fjala për ndihma financiare ndaj vendeve anëtare si përmes kredive të buta nga mekanizmi europian i stabilizimit (ESM) dhe fondet e propozuara nga Komisioni për rregullimin e punës me kohë të shkurtuar si në Gjermani. Do të nevojitet gjithashtu edhe një program rigjallërimi për ekonominë: "Edhe në këtë drejtim Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj“, tha Merkel.

Në debatin për obligacionet europiane po shtohet presioni ndaj Gjermanisë. Në prag të konsultimeve të ministravetë financave të BE-së të martën (07.04) krahas  komisarëve të BE-së Paolo Gentiloni dhe Thierry Breton për të ashtuquajturat Corona-Bonds u angazhua me të njëjtën kërkesë edhe qeveria franceze për obligacionet e përbashkëta, që të vihen në përdorim për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Qeveria gjermane është kategorikisht kundër të tilla obligacioneve.

Masat kufizuese në Gjermani mbeten në fuqi

E pyetur nëse tani që Austria ka planifikuar zbutjen e masave të vendosura kundër pandemisë së koronavirusit, po e shqyrton edhe Gjermania një opcion të tillë, Merkel theksoi, se qeveria gjermane ndërkohë i përmbahet linjës për të mos e fiksuar tek një datë për një vendim të tillë. Kjo do të bëhet në kohën e duhur dhe një gjë është e qartë, që kufizimet  mund të zbuten hap pas hapi. Mbrojtja e shëndetit është në plan të parë në çdo masë që mendohet, tha Merkel. Kancelarja falenderoi qytetaret dhe qytetarët për respektimin e këtyre rregullave „shumë, shumë të ashpra”, sepse ata e dinë, që me këtë shpëtojën jetë njerëzish. Angela Merkel i paralajmëroi qytetarët që të mos ndërmarrin udhëtime gjatë fundjavës së Pashkës. As pas mbarimit të ditëve të Pashkës nuk parashikohet zbutje e masave. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik