Merkel, kundër Trump: Jo zgjidhje ushtarake ndaj Koresë së Veriut

Postuar: 11/08/2017 - 22:48

Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, këtë të premte e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake.
“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara reporterëve në Berlin.
Shefja e ekzekutivit gjerman ishte duke iu përgjigjur një pyetje mbi përdorimin nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, të rrjetit social “Twitter” për të thënë se “zgjidhjet ushtarake ishin gati”. “Gishtin e kemi në këmbëz, nëse Koreja e Veriut do të veprojë gabimisht. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër rrugë”, shkruante Trump.
Merkel mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ritheksoi të premten se Rusia beson që zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Penianit ishte “i papranueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se rreziku që konflikti të shpërthejë është “tejet i lartë”, për shkak të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Penianit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mijëra njerëz në Ukrainë protestuan të dielën kundër arrestimit të udhëheqësit opozitar Mikheil Saakashvili, duke bërë thirrje për lir

   Franca nuk e aprovon vendimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe nuk pranon të transferojë

   Kontinenti i Vjetër do të përballet me acar arktik.

   Maria Concetta Riina, vajza e Toto Riina-s, bosit të bosëve, gjatë një interviste për emisionin “Le Iene” ka deklaruar se për të ai nu

   Popullsia myslimane në disa pjesë të Evropës, duke përfshirë Britaninë, mund të trefishohet deri më 2050, thonë hulumtuesit.

   Egjipti ka njoftuar se janë zbuluar dy varreza të vogla antike, në jug të qytetit Luxor.

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trum

Këngëtarja 32-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Katar.

Një 70-vjeçare ka humbur jetën, pasi është gjetur e pajetë e asfiksuar në makinën e saj, teksa vazhdon ende kërcënimi dhe shkatërrimi nga

Ka ngjallur mjaft reagime qëndrimi i Papa Françeskut mbi lutjen më të njohur të krishterëve, "Ati Ynë".