Merkel-Macron: Në qershor, vizioni ynë për BE-në

19/04/2018 - 21:22

   “Deri në qershor do të prezantojmë një vizion të përbashkët për Europën”. Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Berlini, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel.

Macron ka përmendur rrezikun që vjen nga nacionalizmi i fortë dhe ka nënvizuar se tashmë është vendimtare puna për të ardhmen e Europës, pasi sovraniteti i përbashkët është vënë në provë.

“Nevojitet solidaritet në Eurozonë. Asnjë union monetar nuk mund të mbijetojë pa elementë konvergjence. E kjo konvergjencë ende mungon”, tha Macron.

“Ajo për të cilën ne kemi nevojë është një sovranitet financiar dhe ekonomik”, ka shtuar më tej ai.

“Kemi nevojë për debat të hapur dhe disponibilitet për kompromis për reformat europiane. Do të trajtojmë tema qendrore dhe të garantojmë ringritjen e Europës”, tha Merkel.

Takimi mes tyre u zhvillua në rezidencën e vjetër baroke të mbretërve gjermanë, në rikonstruksion e sipër. Tema të tjera të diskutuara nga dy udhëheqësit ishin Siria, marrëdhëniet me Rusinë dhe spektri i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Trumpit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon shkencëtarët e ndryshimeve klimatike se kanë “axhendë politike”.

Një bombë artizanale shpërtheu në portën hyrëse të degës lokale të Lega Nordit në qytezën e vogël Ala në veri të Italisë.

22 persona, përfshirë edhe disa fëmijët, humbën jetën të dielën kur një makinë me emigrantë të nisur drejt Greqisë ka dalë nga rruga duke

Një baba i pafat në qytetin Detmold të Gjermanisë është bërë vrasës i së bijës 7-muajshe pas një aksidenti të shkaktuar nga pakujdesia.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua sot pasi shleu dënimin me 20 ditë burg, ku u mbajt me akuzën për organizimin e një prot

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jama

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në selinë e partisë ‘Lega Nord’ Ala të Trentinos jugore, partinë që drejtohet nga ministri i

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë “ndëshkime të ashpra” për Arabinë Saudite nëse përcaktohet se gazetari saudit Xham

Në fund të vitit të kaluar, hakerët sulmuan një platformë mësimore në një shkollë të lartë në Gjermani, për të krijuar atje akses në rrje

Një numër i madh biznesesh me profil të lartë dhe grupe mediatike janë tërhequr nga një samit i rëndësishëm në Arabinë Saudite si një rea