Merkel mbështet biletat falas për ushtarët e Bundeswehrit

12/08/2019 - 15:17

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e mbështet idenë e ofrimit të biletave falas ushtarëve të Bundeswehrit që përdorin trenin në Gjermani.

Iniciativën për bileta falas të trenit për ushtarët e Bundeswehrit e bëri publike ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) në deklaratën e saj qeveritare në fund të korrikut.

Tani atë e mbështet edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha të hënën në Berlin se kancelarja e përshëndet dhe e mbështet shprehimisht këtë iniciativë.

“Ata janë njerëz, që ditë për ditë janë në shërbim për ne të gjithë, dhe me biletën falas për trenin kemi një mundësi- e kjo nuk duhet të ishte e vetmja – që të tregojmë mirënjohje dhe falënderim”, ka thënë Seibert, sipas agjencisë së lajmeve, dpa.

Por sipas të dhënave të revistës gjermane, “Spiegel” bisedimet mes qeverisë dhe Hekurudhës Gjermane, Deutsche Bahn nuk janë aq të lehta. Hekurudha dëshiron të mbështesë ushtarët gjermanë me bileta falas vetëm në trenat që nuk shumë prenotime pasagjerësh, dhe që përdoren edhe nga pasagjerët e tjerë me bileta me çmime oferte.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha, se bisedimet me Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn zhvillohen pjesërisht edhe nga vetë ministrja Kramp-Karrenbauer. Iniciativa nuk është e re, bisedimet me Hekurudhën Gjermane zhvillohen që nga fillimi i vitit, shkruan dpa.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 21-vjeçarja Evelyn Hernández, foshnja e të cilës është gjetur e vdekur në banjon ku ajo ka lindur, është liruar nga akuzat për vrasje gj

Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, kjo pritet të jetë situata gjatë vjeshtës.

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojn

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenav

Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë n

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të P

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën pë

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15