Merkel: Na presin muaj të vështirë, duhet të shmangim me çdo kusht një izolim ndërkombëtar!

30/09/2020 - 16:48

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, raporton Reuters.

“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman.

Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e Institutit për sëmundjet infektive, Robert Koch. Të martën, Merkel diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë.

Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo kusht” një izolim mbarëkombëtar, tha Merkel, duke shtuar se mbajtja në funksion e ekonomisë është një përparësi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vdekur. Ndër masat që parashohin autoritetet gjermane është kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19 dhe sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor.

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të s

Presidenti i SHBA, Donald Trump më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për ma

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidem

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesit i tij demokrat Joe Biden zhvilluan debatin e tyre të dytë dhe të fundit televiziv.

Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli, ku mijëra të rinj italianë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa j

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot